www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arrestohet kontrabanduesi i migrantëve

Posted on January 24, 2024 by User User1

Nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikqyrje Kufitare dhe Kontroll Kufitar “Bogorodicë” pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare “Jug” mbrëmë rreth orës 20:00 në afërsi të fshatit Mërzenci-Gjevgjeli, e kanë privuar nga liria M.K. (21) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “kontrabandë me migrantë” sipas nenit 418 të Kodit Penal, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më herët, te f. Negorci-Gjevgjeli, nëpunës policorë kanë dhënë shenjë për ndalimin e automjetit të pasagjerëve “folkswagen passat” të cilin M.K. e ka drejtuar, por ai ka vazhduar me vozitjen dhe në afërsi të f. Negorci e ka ndaluar automjetin dhe ka tentuar të arratiset, pas së cilës është kapur dhe është privuar nga liria. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur shtatë persona migrantë, prej tyre katër nga Siria, një nga Nepali, një nga Egjipti dhe një nga Palestina”, kumtoi MPB.

Personi është në mbajtje në stacion policor, kurse migrantët janë gjetur dhe janë transferuar në Qendrën Tranzitore për Pranim në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me Prokuror Publik, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara