www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shporta minimale sindikaliste për janarin është 57.163 denarë

Posted on January 22, 2024January 22, 2024 by User User1

Vlera e shportës minimale sindikaliste për janarin e vitit 2024 është 57.163 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Krahasuar me atë nga muaji paraprak e cila arrinte 56.522 denarë, shporta e janarit është rritur për 641 denarë.

Me një apartament me qira prej 60 metra katror, shporta minimale për janarin arrin 72.538 denarë që është për 566 denarë më shumë krahasuar me dhjetorin e vitit 2023 kur arrinte 71.972 denarë.

Sipas LSM-së, nga shporta, ushqimi dhe pijet kapin vlerën prej 21.007 denarë ose 36,7 për qind, veshëmbathjet dhe atletet 4.803 denarë ose 8,4 për qind, qiraja, uji, energjia elektrike dhe ngrohja 6.014 denarë ose 10,5 për qind, higjiena personale dhe mirëmbajtja e higjienës në shtëpi 1.797 denarë ose 3,1 për qind, shëndeti 1.115 denarë ose 2 për qind, transporti 4.759 denarë ose 8,3 për qind, komunikime 2.709 denarë ose 4,7 për qind, rekreim dhe kulturë 4.205 denarë ose 7,4 për qind, arsim 7.022 denarë ose 12,3 për qind, restorane dhe hotele 3.733 denarë ose 6,5 për qind si dhe mallra e shërbime tjera 950 denarë ose 1,7 për qind.

Lajmet e fundit…

  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara