www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kurti nga Shkupi: Vetëvendosja zyrtarisht nuk merr pjesë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut

Posted on January 22, 2024January 22, 2024 by User User1

Kryeministri i  Kosovës Albin Kurti, gjatë konferencës për gazetarë në Shkup, ka komentuar edhe spekulimet për ndikimin e tij tek partitë shqiptare këtu dhe rreshtimin e tyre në koaliconet e mundshme. Kurti ka deklaruar se matematikën e koalicioneve për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut e bëjnë partitë politike dhe qytetarët këtu.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk është e regjistruar zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut. Kemi aktivistë, kemi edhe zyrtarë të subjektit tonë politik në Kosovë që vijnë nga Maqedonia e Veriut, këtu nuk jemi formalisht të regjistruar, andaj si Lëvizje nuk është se marrin pjesë këtu. Unë dëshiroj që të ketë pjesëm arrje sa më të lartë në zgjedhje, sepse kjo i kontribon demokracisë. Ne e dimë që regjistrimi i fundit i popullsisë, përfshirë edhe mërgatën, i ka nxjerrë shqiptarët në Maqedoninëe Veriut në 29 për qind, nëse nuk gaboj. Atyre ju takon kush do të jetë kandidat dhe kush do të jetë ai ose ajo”, ka thënë Kurti. /SHENJA/

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara