www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ziberi: i dhash fund angazhimit tim politik, hoqa dorë nga kryeministri teknik

Posted on January 21, 2024January 21, 2024 by User User1

Avokati i Popullit Naser Ziberi, në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë” ka folur për kaosin që është krijuar në nxjerrjen e dokumenteve të reja personale nga qytetarët si dhe zgjedhjet e dyfishta që do të mbahen këtë vit.

I pyetur nëse planifikon të kandidojë për president, Ziberi thotë se nuk ka plane dhe se ka hequr dorë edhe nga mundësia për të qenë kryeministër në tre muajt e fundit.

“Jo, definitivisht jo. Edhe unë në tre muajt e fundit hoqa dorë nga mundësia për të qenë kryeministër, ndaj i dhashë fund angazhimit tim politik”, thotë Ziberi, duke shtuar se atij iu ofrua të jetë teknikisht kryeministër.

Në lidhje me dokumentet e reja personale, Ziberi tha se janë shtuar ankesat nga qytetarët se nuk i kanë marrë në kohë pasaportat dhe letërnjoftimet.

“Në Avokatin e Popullit janë dorëzuar ankesa nga qytetarët për dokumentet e udhëtimit që duhet të ndryshohen me emrin e ri të shtetit deri më 12 shkurt të këtij viti. Ankesat kishin të bënin kryesisht me pamundësinë e caktimit të terminit dhe rimbursimin e shpenzimeve për rinovimin e dokumenteve. Pas vitit të ri kanë ardhur ankesat se qytetarët nuk kanë mundur të marrin dokumentet brenda tetë ditëve”, tha Ziberi.

Ai theksoi sedo të kërkojnë përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme se pse është vonuar dhënia e dokumenteve. Ai pohon se mungojnë formularët për dokumentet dygjuhëshe për pasaportat, ndërsa mendon se mungojnë edhe formularët për dokumentet tjera.

“Këto ankesa kanë filluar të mbërrijnë pas vitit të ri dhe ne do t’i drejtohemi MPB-së pse ka pasur vonesë në nxjerrjen e atyre tashmë të përgatitura, supozoj se ato dokumente udhëtimi janë përgatitur dhe do të reagojmë. Në biseda jozyrtare kam marrë informacion se ka mungesë të formularëve. Mund të them me siguri se mungojnë formularët për dokumentet dygjuhëshe për pasaportat, por mendoj se mungojnë edhe formularët për dokumentet tjera”, thotë Ziberi.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara