www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Universiteti ‘Charles’ rihap dyert një muaj pas të shtënave masive!

Posted on January 21, 2024January 21, 2024 by User User1

Saktësisht një muaj pas të shtënave vdekjeprurëse në Universitetin e Charles në Pragë, ky institucion është rihapur pjesërisht të dielën për studentët, profesorët dhe personat tjerë të interesuar.

Gazetarëve dhe fotografëve u është kërkuar që të mos marrin pjesë në hapje.

Dega e Arteve në këtë universitet çek është tronditur më 21 dhjetor 2021, kur një student ka nisur të shtëna masive me armë zjarri, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Ai, më pas, e ka vrarë veten.

Aktualisht janë duke u zhvilluar shumë hetime për sulmuesin dhe përgjigjen e policisë çeke ndaj sulmit.

Qëllimi i rihapjes së Fakultetit të Arteve të dielën që është t’iu ndihmojë studentëve dhe stafit që t’i kthehen jetës akademike, me ligjërata të shkurtra, shkëmbime librash dhe performanca muzikore.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se do të ofrohen edhe konsulta psikologjike për ata që kanë nevojë.

Besohet se riparimet në katin e katërt të ndërtesës, ku ka ndodhur sulmi, do të kushtojnë dhjetëra mijëra euro.

Ligjëratat e rregullta për semestrin pranveror në këtë fakultet do të nisin më 19 shkurt, përveç katit të katërt.

I themeluar më 1347, Universiteti i Karlit është më i vjetri dhe më i madhi në Republikën Çeke, dhe një prej institucioneve edukative më të vjetra në Evropë.

Sulmi i 21 dhjetorit ka qenë më i rëndi në historinë moderne të Çekisë.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara