www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rugova ishte themeltar dhe arkitekt i pavarësisëlol

Posted on January 21, 2024January 21, 2024 by User User1

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 18-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova tha se ai ia kushtoi ҫdo ditë të jetës së tij lirisë dhe pavarësisë së vendit.

Osmani, Rugovën e cilësoi themeltar dhe arkitekt të pavarësisë së Kosovës.

“Sot, përkujtojmë presidentin historik të Republikës së Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova, atin themeltar dhe arkitektin e pavarësisë së vendin tonë, njeriun i cili ia kushtoi çdo ditë të jetës së tij, lirisë dhe pavarësisë së vendin dhe punoi në radhë të parë bashkë me popullin e Kosovës e në radhë të dytë bashkë me aleatët tanë në mënyrë që sot ta gëzojmë këtë të vërtetë pas shumë sakrificash të vendin tonë.

Presidentja tha se Rugova arriti që në një kohë të vështirë për popullin të ndërtojë aleanca të cilat u shpreh se edhe sot i duhen Kosovës.

Presidenti Rugova arriti që në një kohë jashtëzakonisht të vështirë për popullin tonë të ndërtojë aleanca të cilat edhe sot i duhen Kosovës, prandaj sot e përjetë do t’i ruajmë këto aleanca të cilat do të na ndihmojmë që të ecim përpara drejt realizimit të plotë të vizionit të presidentit historik për një Kosovë të pavarur, sovrane, të integruar në BE dhe në NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Osmani.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara