www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ndalohet avokati serb Çedomir Stojkoviç që bëri homazhe dje në Prekaz

Posted on January 19, 2024January 19, 2024 by User User1

Çedomir Stojkoviç, avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviç, i cili bëri homazhe të enjten në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, është ndaluar në vendkalimin kufitar, Maqedoni e Veriut-Serbi, raporton Ekonomia Online.

Ndalimi i tij, siç merr vesh Ekonomia Online është bërë nga ora 9-të e mëngjesit të ditës së sotme.

Një burim i afërt me avokatin serb, i cili e ka shoqëruar gjatë vizitës në Kosovë, thekson se lirimi i tij mund të bëhet pas katër orësh.

Stojkoviq ka shkruar se pas këtij veprimi do të dorëzohej tek autoritetet e Beogradit për t’i sfiduar dhe treguar se në Serbi ekziston një rregull i ri sipas të cilit çdo vendosje lulesh në varret e fëmijëve shqiptarë dënohet me rrahje dhe burg.

Sanduloviq ishte arrestuar dhe ka pretenduar se është rrahur nga shërbimi sekret serb pikërisht për këtë arsye. Në fletarrestin ndaj tij thuhej se ai kishte nxitur urrejtje kombëtare, racore e fetare, duke e përmendur rastin kur ai pati bërë homazhe te varrezat e Jasharëve.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara