
Ideja që të bësh një duash në fund të një dite të lodhshme na bën të ndjehemi më të lehtësuar dhe mendojmë se gjumi do të jetë më i rehatshëm.
Por nga pikëpamja mjekësore, nuk është kështu, andaj edhe mjekët rendisin arsyet pse duhet të shmangni dushin para gjumit.
Gjumi mund të mos ju zërë kollaj
Një dush i nxehtë para gjumit mund të duket relaksues, por në realitet, ai mund t’ju lërë zgjuar. Kjo sepse kur njeriu përgatitet për të fjetur, temperatura e trupit ulet pak. Por dushi i nxehtë, do ta rrisë temperaturën duke i dhënë trupit sinjalet e gabuara. Zgjidhja më e mirë është të bëni dush me ujë të vakët një ose dy orë para gjumit.
