www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Të paktën 21 të vdekur nga reshjet e dendura të borës dhe moti i ftohtë

Posted on January 18, 2024 by User User1

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën brenda gjashtë ditësh për shkak të kushteve të dimrit në disa shtete amerikane.

Raportohet se numri i të vdekurve është rritur në 21 në Tennessee, New York, Arkansas, Kansas, Oregan dhe Mississippi që nga 12 janari për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës dhe motit të ftohtë që ka goditur gjashtë shtetet.

Shërbimet meteorologjike njoftuan se më shumë se 75 centimetra dëborë ranë rreth qytetit të New Yorkut, Buffalo në kufi me Kanadanë, duke vështirësuar trafikun.

Shpejtësia e erës së përzier me borë pritet të arrijë në vende të caktuara deri në 65 kilometra në orë.

Temperaturat e ftohta në pjesët qendrore të vendit thuhet se do të kthehen në nivele të rrezikshme deri të premten dhe do të rrisin rrezikun e ngricave.

Sipas faqes së internetit FlightAware, e cila monitoron trafikun ajror, të mërkurën në SHBA u pezulluan 1.090 fluturime dhe u shtynë 4.221.

Faqja e internetit Poweroutages raportoi se gati 95.000 njerëz ishin pa energji sot në tre shtete të SHBA-së.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara