www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ky ilaç po jep shpresë për kurimin e tumoreve

Posted on January 18, 2024January 18, 2024 by User User1

Një ilaç i ri kundër kancerit po jep shpresë për zëvendësimin e kurave rraskapitëse me kimioterapi.

Është fjala për një ilaç të quajtur blinatumomab ose Blina siç njihet gjerësisht dhe që sipas BBC, në Britaninë e Madhe po jep rezultate shumë pozitive edhe tek fëmijët e sëmurë.

Media publike britanike sjell rastin e një 11-vjeçari, i cili vuan nga leuçemia akute. Siç shkruan BBC, qëkurse mjekët në spitalin e Londrës ta kurojnë me këtë ilaç, përmirësimi është i dukshëm.

Prindërit e 11-vjeçarit thonë se përveçse nuk është i detyruar të qëndrojë më në spital për të ndjekur kurat e kimioterapisë, fëmija ndjehet edhe më energjik.

Ai i është rikthyer jetës normale në shkollë dhe në shtëpi.

Siç shpjegojnë mjekët, ilaçi Blina është zhvilluar për të zhdukur vetëm qelizat kanceroze, në dallim nga kimioterapia që shkatërron edhe qelizat e shëndetshme.

Ilaçi që është licencuar për përdorim nga autoritetet britanike merret përmes venave, por jep mundësi për të lëvizur lirisht, pasi mbahet përmes një qese si çantë shpine dhe përmban sasi që zgjat për disa ditë.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara