www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Depozitat e përgjithshme janë rritur për 8.7% në dhjetor

Posted on January 18, 2024January 18, 2024 by User User1

Analiza e fundit e Bankës Popullore nxjer në pah faktin se në bazë të analizës vjetore, në dhjetor të vitit 2023, depozitat e përgjithshme janë rritur për 8.7%. Kjo si rezultat i rritjes së depozitave të të dy sektorëve, me një kontribut më të theksuar të sektorit të familjeve.

Gjithashtu, rritje vjetore është shënuar edhe te kreditë prej 5.1% dhe rezulton nga rritja e kredisë për të dy sektorët, me një kontribut më të madh nga sektori i familjeve.

Nga Banka Popullore thonë se në këtë muaj, gjithsej depozitat e ekonomive familjare shënuan rritje mujore prej 3,5%, që më së shumti është rezultat i rritjes së parave depozituese, ndërsa efekt pozitiv kanë edhe depozitat afatgjata në valutë dhe denarë. Në anën tjetër, depozitat afatshkurtra në denarë dhe në valutë shënuan rënie.

“Në muajin dhjetor, kreditë për ekonomitë familajre kanë shënuar një rritje të vogël prej 0.5% në bazë mujore dhe është tërësisht reflektim i rritjes së kreditimit në valutë të huaj. Rritja vjetore e këtyre kredive arrin në 6.7% dhe më së shumti i dedikohet rritjes së kreditimit në valutë të huaj dhe kredive në denarë”.

Nga Banka Popullore njoftojnë se në muajin dhjetor, parë sipas qëllimit të kredisë për individët, kredia konsumatore dhe ajo për banesa, si kategoritë më të përfaqësuara, shënuan rritje mujore përkatësisht për 1.1% dhe 1.4%, ndërkaq rritje vjetore prej 6.5% dhe 10.5%.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara