www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Polemika për portretin e ri të Mbretit Charles III i cili kushton 8 milionë paund!

Posted on January 17, 2024January 17, 2024 by User User1

Në portretin e tij zyrtar mbreti Charles III shfaqet i veshur me uniformën e një admirali të flotës, me medalje dhe me dorën në shpatë. Fotografia e sovranit në këmbë është bërë në Kështjellën Windsor nga fotografi Hugo Burnand. Megjithatë, në Mbretërinë e Bashkuar kanë shpërthyer polemikat, sepse portreti kushtoi 8 milionë paund nga qeveria.

“Tetë milionë paund për këtë? Çfarë humbje e turpshme parash”, akuzojnë aktivistët e “Republic”. Lideri i sindikatës së mësuesve, Daniel Kebede, komentoi me ironi mbi iniciativën: “Pikon çatia? Lagështia hyn nga korniza e dritares së plasaritur? Ajo që i duhet shkollës suaj është imazhi i mbretit Charles i printuar në letër me cilësi të lartë”. Përkundër kësaj, zëvendëskryeministri Oliver Dowden vlerësoi foton: “Të tregosh atë do të na kujtojë shembullin që jep Madhëria e Tij në shërbimin ndaj komunitetit.”

Disa kohë më parë, Zyra e Kabinetit njoftoi se kishte lënë mënjanë fonde për t’u ofruar të gjitha organeve publike, autoriteteve lokale, gjykatave, shkollave dhe forcave të policisë, një portret falas të mbretit Charles III si pjesë e një programi për monarkun e ri. Në çdo rast, shkollat dhe mijëra zyra të tjera publike nuk janë të detyruara ta ekspozojnë atë dhe mund ta kërkojnë pa pagesë brenda datës 2 shkurt në formatin A3.

Rikujtojmë, se Buckingham Palace është në kërkim të një operatori të ri telefonik. Detyra e tij është t’u përgjigjet 4000 telefonatave të marra çdo javë në rezidencën mbretërore. Kjo është jo më pak se 208,000 thirrje në vit. Në një deklaratë, të raportuar nga Daily Mail, operatori duhet të punojë në pallat 38 orë në javë dhe paguhet 26,000£ në vit, 9,000£ më shumë se paga minimale angleze.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara