www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

NASA zbulon një ‘sinjal’ i cili vjen nga jashtë galaktikës sonë

Posted on January 16, 2024January 16, 2024 by User User1

Astronomët e NASA-s kanë zbuluar një “sinjal” të papritur i cili vjen nga jashtë galaktikës sonë, dhe për të cilin ende nuk kanë gjetur shpjegim.

Shkencëtarët po analizonin të dhëna 13 vjeçare nga teleskopi hapësinor me rreze gama Fermi, kur ata vunë re sinjalin misterioz.

Teleskopi i fuqishëm mund të zbulojë rrezet gama, të cilat janë shpërthime të mëdha drite mijëra deri në qindra miliarda herë më të mëdha se sa mund të shohin sytë tanë.

Ato shpesh krijohen kur yjet shpërthejnë, ose kur ndodh një shpërthim bërthamor.

“Ne gjetëm një sinjal shumë më të fortë dhe në një pjesë tjetër të qiellit nga ai që po kërkonim”, tha Alexander Kashlinsky, kozmolog dhe pjesëtar i Qendrës së Fluturimeve Hapësinore Goodard të NASA-s.

Ata kishin qenë në kërkim të strukturës CMB, e cila thuhet të jetë një prej veçorive më të vjetra të rrezeve gama për krijimin e atomeve.

Në vend të kësaj, ata zbuluan një sinjal i cili përmbante grimcat kozmike më energjike që ishin zbuluar ndonjëherë.

Astronomët besojnë se ky fenomen vjen nga një burim i paidentifikuar, por shpresojnë të gjejnë burimin misterioz.

Punimi me gjetjet është publikuar në The Astrophysical Journal Letter.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara