www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

MPJ: Reaguam për mosvendosjen e flamurit të Maqedonisë në “Australian Open”, bëhet fjalë për një lëshim i paqëllimshëm – një gabim teknik

Posted on January 16, 2024January 16, 2024 by User User1

Pas marrjes së informacioneve për lëshimin lidhur me vendosjen e flamurit zyrtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në turneun e tenisit “Australian Open”, Ministria Punëve të Jashtme, përmes Ambasadës në Kanbera, menjëherë ka reaguar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Australisë, si dhe te organizatori i turneut, “Australia Open”, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Siç theksohet, nga atje u siguruam se bëhet fjalë për lëshim të paqëllimshëm – gabim teknik, i cili menjëherë u përmirësua dhe nuk ka shkaktuar kufizime efektive.

“Duke kërkuar falje, kanë shprehur bindjen se incidenti nuk do të ndikojë në lidhjet e fuqishme ndërmjet qytetarëve të Australisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat karakterizohen me miqësi dhe dashuri ndaj sportit. Oraganizatori sqaroi se në përputhje me rregullat në fuqi, në tribina është e lejuar të valojnë vetëm flamujt e pjesëmarrësve në ndeshje; njëherit morëm konfirmimin se gjatë pjesëmarrjes së garueses sonë Ilina Gjorçevska, flamuri zyrtar i vendit ishte i pranishëm në tribuna, në mesin e shikuesve pa asnjë kufizim”, theksohet në kumtesën e MPJ-së. 

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara