www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ministria e Drejtësisë : Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve në seancë parlamentare

Posted on January 15, 2024January 15, 2024 by User User1

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar për Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve në seancë parlamentare.

Ligji ka për qëllim zgjidhjen e problemeve të sigurisë në institucionet ndëshkuese-korrektuese, krijimin e mjedisit më të sigurt sigurie në burgje, si dhe sigurinë e përgjithshme në shtet, e cila do të arrihet me formimin e Njësisë së inteligjencës së burgjeve dhe Njësisë për ndërhyrje. Vendosja e sistemit për video-mbikëqyrje dhe përdorimi i bodi kamerave në institucione do të sjellë në uljen e korrupsionit në institucionet ndëshkuese – korrektuese.

Me ndryshimin e një pjese të legjislacionit penal në vend, lindi nevoja për ndryshimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve.

Arsyeja për miratimin e këtij ligji është ndryshimi i strukturës së burgjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shfaqja e një numri në rritje të personave të radikalizuar të dënuar, si dhe nevoja për të specifikuar mënyrën se si personat e dënuar pas dorëzimit të akteve të udhëzimit, patën mundësinë të ndryshonin adresën e banimit me çka e zgjidhnin institucionin ndëshkues – korrektues në të cilin do ta vuanin dënimin.

Me ligjin përmirësohen kushtet e punës dhe të drejtat e marrëdhënies së punës së të punësuarve në Drejtori dhe të punësuarve në INK dhe SHNK.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara