www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Anulohet pjesa zbavitëse e karnavalit të Vevçanit, paradë simbolike nën maska

Posted on January 13, 2024January 13, 2024 by User User1

Karnavalet e Vevçanit e kanë anuluar pjesën zbavitëse të këtij manifestimi për shkak të vdekjes së një të riu nga Vevçani, bëri të ditur sot kryetari i komunës, Spase Koçoveski.

“Tragjedia që ndodhi mbrëmë në Vevçan në një aksident trafiku, jetën e humbi një i ri i Vevçanit, banor i Vevçanit. Rrugët e 13 janarit nuk kanë qenë asnjëherë në këtë gjendje. Vevçani është një vend i vogël, të gjithë jemi si një familje. Ngjarje të tilla fatkeqe na trondisin. Koncerti i sontëm është anuluar. Vevçani këtë ditë e ka pritur plot një vit, por jo në këtë mënyrë”, tha Koçoveski.

Kryetari i Komunës së Vevçanit theksoi se sot paradite kanë pasur takim me shoqatat vevçanase dhe se parada do të mbahet në një formë minimale.

“Mëngjesin e sotëm nuk kemi vërejtur persona të maskuar, nuk ka qenë asnjëherë kështu”, tha Koçoveski dhe shtoi se restorantet do të punojnë pa muzikë.

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska deklaroi se nuk e mban mend Vevçanin kështu dhe shprehu keqardhje deri te familja e të riut.

“Fatkeqësisht e di si duket ajo dhimbje. Atë që do e vendosin qytetarët e Vevçanit ajo edhe do të ndodhë. Vitin e ardhshëm tradita do të vazhdojë më tutje. Shpresoj që ngjarje të tilla të pakëndshme të mos ndodhin më”, ka thënë ministrja Kostadinovska Stojçevska.

Një 19 vjeçar me inicialet M.M. mbrëmë ka ndërruar jetë në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 1:20 në rrugën lokale mes Vevçanit dhe fshatit Podgorc të Strugës, njofton SPB Ohër.

Policia informoi se ekipet policore kanë kryer kontroll në vendin e ngjarjes si dhe prokurori publik ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve nga Vevçani, ku sot duhet të mbahet karnavali tradicional i Vevçanit, bëhet fjalë për djalin e ish-deputetit Kërsto Mukoski.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara