www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Ajo ishte shtatëzënë”, dëshmia tronditëse mbi vra*jen e shqiptares nga bashkëjetuesi në Selanik

Posted on January 13, 2024January 13, 2024 by User User1

Bashkëpunëtori i 39-vjeçarit që vrau Georgia Muratin disa ditë më parë në Greqi ka dhënë dëshmi tronditëse sot në mesditë para trupit gjykues ku u paraqit për të mësuar masën e sigurisë.

Ai tha se nuk e dinte që bashkëjtuesi i shqiptares do ta vriste atë, megjithatë pas krimit kishte marrë pjesë në ngarkimin e trupit të pajetë në një makinë për ta fshehur më tej.

“Ai më tha se do të inskeonin një grabitje. Kur hym në shtëpi, mori thikën dhe më tha që të ikja te makina. Pastaj erdhi disa minuta më vonë duke më thënë që e kishte vrarë dhe i duhej ndihmë për ta ngarkuar në makinë. U tremba dhe e ndihmova. Nuk e dija që ajo ishte shtatëzënë. Kur e mësova, erdha vetë në polici dhe dëshmova çfarë kishte ndodhur”, u shpreh ai.

Vajza shqiptare u vra disa ditë më parë nga bashkëjetuesi i saj, i cili kishte një të shkuar të errët sa i përket krimeve ndaj personit. /vizionplus.tv

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara