www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mbështetja greke për eurointegrimin e vendit dhe bashkëpunimi në NATO, tema e takimit Osmani – Filipidu

Posted on January 12, 2024January 12, 2024 by User User1

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Kabinetin e tij e ka pritur ambasadoren e Greqisë në vend, Sofia Filipidu. Në takim, bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për dinamikën me të cilën po zhvillohen marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, bashkëpunimin e frytshëm në shumë fusha dhe gatishmërinë e ndërsjellë për thellimin e tyre.

Në takim u shkëmbyen mendime për situatën aktuale politike, ku u shqyrtuan edhe masat si dhe aktivitetet, të cilat Qeveria i realizon në drejtim të zbatimit të obligimeve nga Marrëveshja e Prespës.

“Mbështetja e pahamendshme e Greqisë për integrimin evropian të vendit, bashkëpunimi në kuadër të Aleancës së NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare si dhe iniciativave rajonale, ishin gjithashtu temë e diskutimeve në takim”, thekson MPJ-ja.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara