www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Apple ka filluar të paguajë klientët të cilët ankohen se pajisjet e tyre janë ngadalësuar

Posted on January 12, 2024January 12, 2024 by User User1

Gjiganti teknologjik, Apple, thuhet se ka filluar të paguajë pronarët amerikanë të modeleve të ndryshme të iPhone, të cilët janë ankuar se pajisjet e tyre janë ngadalësuar.

Kompania u detyrohet ankuesve rreth 92 dollarë për çdo model, dhe një pagesë totale maksimale prej 500 milionë dollarëve, të cilat pritet të ekzekutohen gjatë këtij muaji.

Kjo shumë do të zbatohet vetëm për pronarët e modeleve iPhone 6, 6 Plus, 6s, 6s Plus, SE, 7, dhe 7 Plus, në SHBA.

Zhvillime të ngjashme nga Apple, presin edhe pronarët e modeleve të iPhone në Britaninë e Madhe.

Në vitin 2020, kompania amerikane ishte akuzuar se po ngadalësonte qëllimshëm telefonat, megjithëse nuk e ka pranuar akuzën.

Sipas Justin Gutmann, gjiganti teknologjik ka mashtruar deri në 25 milionë klientë duke i “ngadalësuar” pajisjet pa dijeninë e tyre.

Kjo thuhet se u realizua nëpërmjet përditësimeve të softuerit të cilat zvogëluan performancën e modeleve të vjetra me kalimin e kohës.

Edhe më herët Apple është përballur me raste të ngjashme, ku është detyruar të paguajë 113 milionë dollarë në Arizona, dhe 500 milionë të tjerë në Kaliforni. 

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara