www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Incidenti me armë në Tetovë ndodhi brenda spitalit, thotë mjeku Vuçevski

Posted on January 11, 2024 by User User1

Për incidentin e armatosur në Tetovë ku mbetën të plagosur dy persona, është prononcuar mjeku Boban Vuçevski.

Ai tha se personat e përfshirë në zënkë me armë ishin pacientë në Spital, pasi po mjekoheshin për shkak të lëndimeve që kishin marrë paraprakisht gjatë ditës nga përleshja e ndërsjellë.

Që të dy të plagosurit janë në gjendje kritike dhe janë dërguar për në Klinikat e Shkupit.

“Çfarë ndodhi konkretisht?
Në ora 18 pati përleshje me armë zjarri, ku u plagosën dy persona, gjegjësisht pacientë tanë. Njëri ka qenë në gjendje më kritike, është intervenuar nga ana jonë dhe me ekipin e Reanimacionit dhe anestezionit është transferuar në Klinikat e Shkupit. Pacienti i dytë gjithashtu i plagosur, është në gjendje më stabile. Kirurgët tanë torakalë vendosën dren torakal, që të stabilizohet dhe gjithashtu është dërguar në Klinikat e Shkupit në “Nënë Tereza”.

Përleshja ka ndodhur brenda në Spital?
Po, brenda në Spital. Personel të lënduar nuk ka. Për momentin ekipi i MPB dhe Prokurorisë punojnë në rastin. Gjithçka është stabile”, tha Vuçevski.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara