www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vrau kunatin pas dyshimeve se i përdhunonte vajzën, autori: Jam baba, bëra gjënë e duhur!

Posted on January 10, 2024 by User User1

 helmoi fëmijën, bëra atë që duhej. Unë jam baba”. Kështu pohoi para policisë greke 50-vjeçari shqiptar që u vetëdorëzua pas vrasjes së kunatit në Volos të Greqisë. Fatmir Talellari deklaroi se e qëlloi për vdekje me armë gjahu, vëllanë e gruas së tij, pas pretendimeve se prej 9 vitesh abuzonte seksualisht me vajzën e tij 18-vjeçe nga martesa e parë dhe se e shantazhonte. Siç rrëfeu, kërkesat e vazhdueshme për para’ nga ana e të bijës, çuan në zbulimin e asaj që kishte ndodhur.

Së fundi, vajza që studion dhe qëndron në një godinë studentore, më kërkonte t’i dërgoja para’. E dija se diçka nuk shkonte kur pronari i banesës ku ajo jeton më telefonoi duke thënë se i kishte borxh qiranë, ndërsa ne i dërgonim para’ rregullisht. Kur fola me vajzën për të kuptuar se çfarë po ndodhte, ajo filloi të qante dhe të më tregonte gjithçka për 33-vjeçarin që e përdhunonte.

33-vjeçari Erjon Pelivani u ekzekutua nga kunati i tij, Fatmir Talellari në Volos të Greqisë. Sipas policisë, ishte Talellari që i telefonoi autoriteteve për t’i treguar se kishte ekzekutuar kunatin e tij dhe se do të dorëzohej.

Pak minuta më vonë, ai u paraqit në rajonin e policisë dhe u tha agjentëve se kishte vrarë viktimën, pasi vajza e tij 18-vjeçare nga martesa e parë i kishte treguar 33-vjeçari e përdhunonte rregullisht në banesën e saj që në moshën 9 vjeçe.

Vajza ishte mbajtur nën presion psikologjik prej Erjon Pelivanit, madje kohët e fundit ai e kërcënonte se do të publikonte foto dhe video intime. Pasi i tregoi të atit, ky i fundit bleu një armë dhe i kërkoi bashkëshortes të njoftonte vëllanë e saj që ta ndihmonte në një punë.

Kur dy burrat dolën në aksin që lidh Volosin me fabrikën e çimentos, në një shesh të izoluar, autori fiku makinën dhe qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend. Pas dëshmisë të autorit, forcat e policisë shkuan në vendngjarje dhe gjetën trupin e pajetë të 33-vjeçarit.

Lajmet e fundit…

  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara