www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Qeveria e RMV-së do të diskutojë për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve personale 

Posted on January 10, 2024January 10, 2024 by User User1

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se do të bisedohet në seancë qeveritare për idenë e presidentit Stevo Pendarovski, që të shtyhet afati për vlefshmërinë e dokumenteve me emrin e vjetër të shtetit.

Kovaçevski tha se për këtë çështje me autoritetet greke mund të komunikojë edhe vet presidenti Pendarovski.

Fillimisht do të konsultohem me dy ministrat me të cilët ka biseduar presidenti. Të gjitha propozimet për mua janë të mira, që mund të përparojnë diçka. Besoj që edhe presidenti mund të komunikojë me presidenten e Greqisë, sepse megjithatë edhe në këtë nivel mund të komunikohet. Do të flasim në seancën e Qeverisë”, theksoi Kovaçevski.

Ndryshe, dokumentet personale me emrin e vjetër të shtetit do të vlejnë deri me 12 shkurt, ndërsa për momentin vetëm gjysma e banorëve të vendit kanë dokumente personale me emrin e ri të shtetit, respektivisht Republika e Maqedonisë së Veriut, që doli si kompromis me Greqinë nga Marrëveshja e Prespës.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara