www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

LSDM: Pagat dhe pensionet do të rriten edhe këtë vit

Posted on January 8, 2024January 8, 2024 by User User1

Nga LSDM thonë se masat e Qeverisë së udhëhequr nga kjo parti po japin rezultat në rritjen e pagave dhe pensioneve. Nga kjo parti sigurojnë se do të vazhdojë rritja e pagave dhe pensioneve.

“Në Buxhetin e vitit 2024 tashmë janë parashikuar 160 milionë euro shtesë për paga më të larta dhe 170 milionë euro shtesë për pensione më të larta. Me LSDM-në, pagat dhe pensionet janë vazhdimisht në rritje, në të gjithë sektorët. LSDM-ja e ngriti pagën mesatare në 39.000 denarë ose 630 euro. Në kohën e VMRO-së, paga mesatare ishte rreth 22.000 denarë. Paga mesatare është 300 euro më e lartë sot krahasuar me vitin 2016. LSDM në 6 vitet e kaluara e ka rritur pagën minimale 4 herë dhe tani është 20.175 denarë. Për vetëm pak vite dhe në krahasim me DPMNE-në, LSDM e rriti pagën minimale për mbi 100%”.
“Nga muaji mars do të ketë rritje të re të pagës minimale në 22.500 denarë. Me metodologjinë e re për harmonizimin e pensioneve, dy herë në vit, me rritjen e pagës mesatare dhe të kostos së jetesës, LSDM siguroi rritje të vazhdueshme të pensioneve, pavarësisht vullnetit politik të kujtdo. Në krahasim me kohën e VMRO-DPMNE-së, LSDM-ja e rriti pensionin minimal për 50% dhe pensionin mesatar për 50%. Pagat dhe pensionet do të vazhdojnë të rriten këtë vit”, thonë nga LSDM.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara