www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Atentati në Vlorë, automjeti i autorëve qëndroi 30 minuta i parkuar poshtë shtëpisë së viktimës!

Posted on January 8, 2024January 8, 2024 by User User1

Atentati mafioz i një nate më parë në Vlorë, ku mbeti i vrarë 23-vjeçari Gëzim Sinomataj, dyshohet se atentatorët qëlluan nga makina që ishte parkuar para ballkonit të të riut. Raportohet se automjeti tip “BMW” qëndroi rreth gjysmë ore në pritje dhe kur shënjestra doli në ballkon, u qëllua. Një plumb e mori në kokë e përfundoi në tavanin e shtëpisë. Më pas u fikën dritat e po hetohet nëse kjo ishte rastësi apo diçka e planifikuar. Ndërkohë, nuk u gjet asnjë gëzhojë në vendngjarje.

 Si ndodhi ngjarja?

I kthyer pak ditë më parë nga Belgjika për të festuar Vitin e Ri pranë familjes, 23-vjeçari u qëllua me snajper nga persona ende të paidentifikuar, duke ndërruar jetë në vend. Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes, të ndihmuar nga errësira, si dhe dogjën automjetin tip “BMW” me të cilin dyshohet se kryen krimin. Makina u gjet nga policia në lagjen “24 Maji” të Vlorës.

Para disa kohësh, pranë banesës së viktimës ishte vënë tritol.

Gëzim Sinomataj ishte djali i Sokol Sinomatajt, i cili u arratis nga burgu i Peqinit në vitin 2017, pasi mori leje, por nuk u kthye më. Pasi doli nga burgu, mori të vëllanë Bernardin dhe djalin, duke u larguar nga Shqipëria e dyshohet se u vendosën në Belgjikë. Në vitin kur u arratis, Sokol Sinomataj vazhdonte të vuante dënimin per vrasjen e Elton Tatos dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje që sipas vendimit të Gjykatës së Vlorës ka ndodhur në qershor të vitit 2002.

Gjithashtu, njihej si ushtar i grupit të Gaxhait. Sokol Sinomataj dhe Armando Sulejmani (Cipuri), pavarësisht se u gjetën fajtorë nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda për pjesëmarrje në bandën e armatosur të Gazmir Brakës (Gaxhai), Gjykata e Lartë në vendimin Nr.48, i shpalli fajtorë vetëm “Për vjedhje me dhunë”.

Kjo mund të jetë pista e parë për vrasjen e djeshme në Vlorë, por do të jenë hetimet që mund të nxjerrin në dritë të tjera pista.

Lajmet e fundit…

  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara