www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Topi i Artë nën hetim/PSG ‘ka blerë’ trofeun për Lionel Messin?!

Posted on January 7, 2024January 7, 2024 by User User1

Topi i Artë i fituar nga Lionel Messi në vitin 2021 është vënë në hetim nga autoritetet franceze. Sipas hetuesve, PSG ka kryer një operacion të dyshimtë për të siguruar që çmimi më i lartë individual në botë të përfundonte në duart e argjentinasit duke penalizuar sulmuesin polak Robert Levandovski.

Policia franceze po heton Topin e Artë të fituar nga Lionel Messi, në vitin 2021. Bëhet fjale për topin e shtatë të artë të fituar nga kampioni argjentinas. Sipas hetuesve, PSG ka kryer një operacion të dyshimtë për të siguruar që çmimi më i lartë individual në botë të përfundonte në duart e argjentinasit pas nënshkrimit me parizienët.

Marrëdhënia e krijuar mes klubit francez dhe ish-drejtorit të France Football, Pascal Ferr është nën vëzhgim. Ky i fundit ka pasur presion që kampioni argjentinas të fitonte kundrejt Robert Lewandowskit, kandidatit potencial për Topin e Artë në atë kohë. Ish-drejtori i prestigjozez franceze akuzohet për korrupsion dhe ndikim të drejtpëdrejtë. Pascal Ferré, aktualisht zyrtari i shtypit i PSG-së, në atë kohë ka marrë disa dhurata, si ftesa të ndryshme në Parc des Princes në stendat VIP për të dhe miqtë e tij, si dhe udhëtime krejtësisht falas në Katar me fluturime të standardit shumë të lartë dhe akomodim falas në hotelet me luksoze.

Sipas hetimeve, arsyeja ka qenë zbutja e marrëdhënieve midis France Football dhe pronarëve të parizienëve, por që nxjerrin në pah një akt të paligjshëm. Messi, i cili triumfoi në Kupën e Amerikës në vitin 2021, ishte gjithashtu fituesi i edicionit të fundit të Topit të Artë, i teti në karrierën e tij.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara