www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Durrës: I hapën profile denigruese në TikTok, nëna e katër fëmijëve i jep fund jetës

Posted on January 5, 2024January 5, 2024 by User User1

Gjuha denigruese dhe e urrejtjes në rrjetet sociale ka çuar drejt vetëvrasjes nënën e 4 fëmijëve në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë në një fshat të Sukthit. Një 41-vjeçare nga fshati Vadardhë i Sukthit ka humbur jetën në spital, pasi është dërguar me urgjencë nga familjarët.

E sulmuar në mënyrën më të shëmtuar, nëna e katër fëmijëve është vënë para një presioni tepër të madh shoqëror dhe më pas dhe në familje. Pa mundur të kërkojë ndihmë, apo të gjejë shpëtim diku, ajo ka konsumuar një sasi fotoksine, për t’i dhënë fund tmerrit me të cilin po përballej publikisht në një komunitet të vogël.

Viktima ishte punonjëse në një fabrikë në zonën e Fllakës dhe dyshohet se ndonjë apo disa punonjëse të tjera në të njëjtën fabrikë kanë hapur profile denigruese në rrjetin social TikTok, duke i krijuar një situatë të rënduar psikologjike që ka cenuar dhe marrëdhëniet e saj në familje.

Burime nga Policia e Durrësit, bëjnë me dije se materialet në lidhje me veprën e dyshuar penale “shkaktim vetëvrasjeje” do t’i kalojnë Prokurorisë për hetime të mëtejshme./tch

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara