www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tashmë Microsoft vjen me një buton të personalizuar për Inteligjencën Artificiale…

Posted on January 4, 2024January 4, 2024 by User User1

Jo shumë kohë më parë Google, Microsoft dhe Meta bashkuan forcat për të formuar një komitet drejtues për të përmirësuar sigurinë e aplikacioneve përmes Aleancës së Mbrojtjes së Aplikacioneve të ristrukturuara, e cila tani është pjesë e familjes së Fondacionit Linux. Treshja planifikon të zgjerojë fushëveprimin e Aleancës për të inkurajuar zbatimin e përbashkët të standardeve të industrisë për sigurinë e aplikacioneve.

Nga ana tjetër, kompania e Microsoft po vazhdon zgjerimin e saj në Inteligjencën Artificiale. Microsoft po sjell një ndryshim të ri në botën e teknologjisë pas gati 30 vjetësh, duke prezantuar një buton dedikuar Inteligjencës Artificiale (Al) në tastierat e tij Windows. Duke filluar nga ky muaj, shumë kompjutera të Microsoft Windows 11, do të shfaqin butonin “Copilot” që shoqërohet me Inteligjencë Artificiale. Me shtypjen e butonit, përdoruesi i bën thirrje chatbotit të Al, për t’i ndihmuar me kryerjen e detyrave të ndryshme. Madje, ai mund të krijojë edhe këngë, pa e ditur përdoruesi se si të luajë një instrument apo të këndojë.

Edhe pse ende nuk dihet se cilët prodhues kompjuterësh do të instalojnë butonin Copilot, bëhet e ditur se ai do të vendoset pranë butonit Space, dhe në shumë raste do të zëvendësojë CTRL-në. Ndërsa Inteligjenca Artificiale është më e përhapur në telefona sesa kompjuterë, Microsoft e ka quajtur vitin 2024 si “viti i Al për PC”, moment i cilësuar si simbolik në botën e teknologjisë, pasi shumë prej kompanive e luftojnë revolucionin e Al. Sipas nënkryetarit ekzekutiv të Microsoft, Yusuf Mehdi, ky ndryshim është mjaft transformues në udhëtimin e Windows.Ndryshe, Microsoft nuk është e vetmja kompani me taste të personalizuara. Apple ka konceptin e tastit Command, ndërsa Google një buton kërkimi në Chrome.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara