www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Seancë urgjente e Këshillit gjyqësor për dorëheqjen e kryetarit Georgiev dhe vendimin e Gjykatës administrative

Posted on January 3, 2024 by User User1

Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nga ora 15 mban seancë urgjente, ku në rend të ditës janë konstatimi i ndërprerjes së mandatit të kryetarit Sashko Georgiev, me kërkesë të tij, dhe veprimin sipas vendimit të Gjykatës administrative për shkarkimin e ish kryetares, Vesna Dameva.

Seanca vijon pas mbledhjes së sotme punuese të Këshillit, ku u shqyrtua aktgjykimi i Gjykatës administrative, me të cilën shfuqizohet vendimi për shkarkimin e Damevas.

Gjykata administrative sot e publikoi aktgjykimin, ku mes tjerash thuhet se Këshilli gjyqësor nuk ka dhënë kurrfarë shkaqe të arsyeshme, për të cilat e ka shkarkuar nga funksioni ish kryetaren Vesna Dameva, nuk i ka cekur dëshmitë në bazë të të cilave është konfirmuar gjendja faktike, posaçërisht as faktet e konfirmuara, të cilat në pajtim me gjendjen e konfirmuar faktike, rezultojnë me marrjen e Vendimit për shkarkimin e saj.

Vesna Dameva u shkarkua nga funksioni kryetare e Këshillit gjyqësor në prill të vitit të kaluar, kur zëvendësi i saj, Selim Ademi, kërkoi të votohet për shkarkimin e saj. Pas shkarkimit, ajo ngriti padi deri te Gjykata administrative.

Ky shkarkim e ka shkelur kredibilitetin e Këshillit gjyqësor, me ç’rast ka pasur më shumë reagime në opinion, ndërsa edhe u dërgua Mision vlerësues nga Bashkimi Evropian, i cili ka përgatitur 40 rekomandime për përmirësimin e funksionimit të Gjykatës.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara