www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pep Guardiola shpallet trajneri i vitit për herë të tretë

Posted on January 3, 2024January 3, 2024 by User User1

5 trofe ka fituar Pep Guardiola me Manchester Cityn përgjatë vitit 2013 duke vendosur një rekord në historinë e kësaj skuadre.

The ‘cityzens’ ia dolën të triumfojnë në kampionat, Kupë, Champions, Superkupën e Evropës dhe Botërorin për klube. Këto arritje bëjnë që Guardiola të jetë njëkohësisht trajneri më i mirë në botën e futbollit përgjatë 12 muajve të 2023. Vetëm pak ditë më parë, spanjolli po ashtu u vlerësua si tekniku më i mirë i ndjekur nga Ancelotti e Spaleti.

Federata ndërkombëtare e historisë së futbollit dhe statistikave e ka vlerësuar me çmimin e parë, për herë të tretë Guardiolën, kjo pas sukseseve në 2009-ën dhe 2011-ën.

Që prej vitit 2016 kur iu bashkua Manchester Cityt, 52-vjeçari ka fituar plot 16 trofe, mes tyre 5 herë Premier Leaguen angleze. Sukseset e tij kanë qenë konstante edhe në skuadrat e mëparshme që ka trajnuar, si me Barcelonën ashtu dhe me Bayernin e Mynihut, ku me këta të fundit nuk ia doli të triumfonte në Ligën e Kampionëve.

Sa i përket trajnerëve me më tepër trofe të fituar në karrierë, listën e kryeson Ferguson me 49 të tillë, më pas Guardiola me 37 dhe në vendin e tretë Mircea Lucescu me 35. Ofertat në drejtim të spanjollit nuk kanë munguar, por duket se drejtuesit e “the cityzens” ia kanë dalë ta bindin të qëndrojë në ishull.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara