www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pas 19 janarit VMRO-ja do t’i tregojë emrat e ministrave në qeverinë teknike! Mickoski: Nuk ka takime të fshehta me Kovaçevskin

Posted on January 3, 2024January 3, 2024 by User User1

VMRO-DPMNE pas 19 janarit do t’i kumtojë emrat e ministrave dhe zëvendësministrave plotësues për Qeverinë teknike. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë takim mes liderit të partisë opozitare Hristijan Mickoski me kryeministrin dhe kryetarin e LSDM-së Dimitar Kovaçevski për këtë çështje, dhe sipas Mickoskit nuk ka ndonjë paralajmërim.

“Pas festës ‘Uji i bekuar’ do të kemi një pasqyrë të plotë mbi përbërjen e ardhshme. VMRO-DPMNE ka një numër të madh kuadrosh që mund t’u përgjigjen pozitave të kërkuara. Sa i përket performancës së qeverisë teknike, mendoj se ato qeveri deri tani janë treguar të dobëta të mbushura me konflikte dhe bllokada të shumta. Pra, a ju kujtohet ndonjë politikë progresive e zbatuar gjatë asaj periudhe, përgjigja është jo. Ajo që mbahet mend janë përplasjet. Bllokadat. Vendime të anuluara. Prandaj kjo është humbje kohe për shtetin. Prandaj propozova shfuqizimin e qeverisë teknike. Konsideroj se performanca e plotë dhe energjia reale e ndryshimeve do të dëshmohet pas ndryshimit të qeverisë dhe formimit të një qeverie legjitime dhe stabile”, deklaroi Mickoski në intervistën për Pres24.

I pyetur nëse Naqe Çulev do të jetë përsëri ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë teknike, ai tha se nuk thotë jo, por që duhet të pritet sepse “ende nuk është marrë ndonjë vendim”.

Lidhur me bisedimet e paralajmëruara me Kovaçevskin tha se nuk kanë pasur takim dhe siç thotë Mickoski, “nuk ka diçka si paralajmërim publik për takim të fshehtë” dhe konsideron se nuk ka nevojë që të takohen në kurrfarë takime të fshehta.

Nuk e di për Kovaçevskin, por unë me të nuk kam asgjë sekrete për të ndarë. Unë e kuptoj atë. Ai dëshiron të kemi një takim, pastaj ai në partinë e tij t’ju tregojë punë që nuk kanë ndodhur, t’ju jep shpresë të rreme dhe kështu të krijojë imazhin e një lloj uniteti, në mënyrë që ta mbajë partinë në të cilën ka pakënaqësi të dukshme. Këto janë punët e tyre, por unë e di se kurdo të kemi takim për këtë do të njoftohet opinioni”, tha Mickoski.

Komenti i tij për përbërjen e qeverisë teknike thotë se është identike me atë të qeverisë aktuale. Dallimi, shton ai, është që ministri gati dhjetëvjeçar për Punë të Brendshme Spasovski do të zëvendësohet nga krahu i tij i djathtë, shefi i kabinetit të tij.

Nëse bëhet fjalë për performancën e tij, konsideroj se këtu dardha nuk do të bjerë larg pemës dhe do të kemi të bëjmë me të njëjtët njerëz që ndajnë të njëjtat vlera dhe pikëpamje. Maqedonia deri më tani nuk ka pasur një qeveri kaq tmerrësisht të keqe që solli jetë më të keqe”, ka thënë lideri i VMRO-DPMNE-së.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara