www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mot me vranësira të ndryshueshme me shi të dobët lokal, mjegull në disa lugina

Posted on January 3, 2024January 3, 2024 by User User1

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të dobëta lokale të shiut. Paradite në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8 deri në 14 gradë.

Në Shkup mot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me mjegull. Rreth mesditës do të ketë kushte për shi të dobët. Temperatura minimale do të zbresë deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, edhe nesër moti do të jetë me vranësira ndryshueshme dhe reshje të dobëta lokale të shiut, në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës me intensitet të ndryshueshëm.

Të premten do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa të shtunën pasdite dhe të dielën pritet sërish valë e re e reshjeve kryesisht të shiut.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara