www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Qytetarët e RMV-së duhet t’i ndërrojnë të gjitha dokumentat deri më 12 shkurt 

Posted on January 2, 2024January 2, 2024 by User User1

Letërnjoftimet, pasaportat, lejet e vozitjes dhe tabelat e veturave që e kanë mbishkrimin “Republika e Maqedonisë” do të vlejnë më së voni deri më 12 shkurt 2024, pavarësisht datës së skadimit.

Pas 12 shkurtit dokumentet dhe tabelat e regjistrimit nuk do të jenë më të vlefshme.

Dokumentet e vjetra, pas datës 12.02.2024 nuk do të vlejnë, pavarësisht kur u skadon afati. Domethënë me pasaportë të vjetër nuk mund të kalohet kufiri, me letërnjoftim të vjetër nuk mund të kalohet kufiri dhe as nuk do të pranohet si dokument nëpër institucione dhe me leje të vjetër për vozitje nuk mund të ngisni automjetet“, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas Ligjit për automjete, nëse automjeti është në komunikacion me targa të ndryshme nga ato të përcaktuara, parashihet gjobë prej 100 euro.

Nëse një qytetar duhet të ndryshojë të gjitha këto dokumente si dhe tabelat e regjistrimit, duhet të ndajë 3800 denarë.

Ndryshimi i dokumenteve personale dhe tabelave është obligim i dalë nga Marrëveshja e Prespës me Greqinë për ndryshimin e emrit kushtetues, e firmosur në vitin 2018.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara