www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Paralajmërohet shtrenjtim i cigareve!

Posted on January 2, 2024January 2, 2024 by User User1

Cigaret dhe produktet e tjera të ndryshme të duhanit shtrenjtohen për 2 deri në 4 denarë për shkak të ndryshimeve në ligjin për akciza të miratuara në tetor të këtij viti.

Ligji parashikon harmonizimin e normës së akcizës për cigaret me normën minimale të akcizës në BE, si dhe barazimin e peshës së akcizës totale të cigareve në çmimin mesatar të shitjes me pakicë me atë të përcaktuar sipas direktivës së BE-së.

Gjithashtu, projektligji parasheh ndryshimin e neneve të Ligjit për akcizën në pjesën për alkoolin. Ky ndryshim rezulton nga një direktivë e datës 29 korrik 2020 për harmonizimin e strukturave të akcizës për alkoolin dhe pijet alkoolike.

Përkatësisht, nga 1 janari 2024 deri më 1 janar 2030, shuma e akcizës specifike dhe minimale të cigareve do të rritet për 0,23 denarë për copë nga 1 janari i çdo viti, njoftoi INA, transmeton Flaka Media

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara