www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pas Colorados edhe shteti i Maine vendos ndalimin e kandidimit të Donald Trumpit

Posted on December 30, 2023December 30, 2023 by User User1

Sekretarja e Shtetit të Maine të SHBA’së nga ana e demokratëve të enjten ka hequr Donald Trumpin nga e drejta për tu regjistruar në fletvotimet në këtë shtet duke ia ndaluar kandidimin ashtu siç bëri dhe shteti i Colorados. Kjo është hera e parë që një zyrtare e zgjedhur vendos një anshëm ta ndaloj kandidimin e një kandidati për president

Vendimi nga Sekretarja e Shtetit Shenna Bellows përcjell vendimin e Gjykatës së Colorados e cila e ndaloi kandidimin e Trumpit në atë shtet duke cituar seksionin 3 të amandamendit të 14 të Kushtetutës amerikane. Ky vendim është apeluar në Gjykatën Supreme të SHBA’së.

Kampi i Trump kanë thënë se do ta apelojnë vendimin e Maines dhe Sekretares Bellows ashtu siç e kanë apeluar vendimin e Gjykatës së Colorados. Gjykata Supreme e SHBA’së do të ketë fjalën përfundimtare mbi këto vendime, raporton The Associated Press.

Njëri nga zëdhënësit e kampanjës së Trumpit Steven Cheung ka thënë në një deklaratë se publiku po përjeton në kohë reale përpjekjen e vjedhjeve të zgjedhjeve dhe të shtrembërimit të vullnetit të votuesit amerikan.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara