www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Miliarderët që janë bërë edhe më të pasur në 2023!

Posted on December 30, 2023December 30, 2023 by User User1

500 më të pasurit në botë panë pasurinë e tyre t’ju rritet me 1500 miliardë dollarë këtë vit, duke rikuperuar plotësisht 1400 miliardë të humbur në 2022. Kjo është raportuar nga agjencia Bloomberg, duke nënvizuar se miliarderët e teknologjisë kanë parë një rritje të pasurisë së tyre prej 48% ose 658 miliardë dollarësh falë bumit të inteligjencës artificiale.

Elon Musk ia doli të jetë në krye të listës, me një pasuri 95.4 miliardë dollarë. Edhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, pa pasurinë e tij të rritet me më shumë se 70 miliardë dollarë në një përballje kokë më kokë me Arnault për vendin e dytë në listën e më të pasurve në botë. VMark Zuckerberg, themeluesi i Facebook u bë më i pasur me rreth 80 miliardë dollarë.

Viti që po përfundon shënon edhe rritjen e trashëgimtares së L’Oréal, Françoise Bettencourt Meyers, e cila u bë gruaja e parë që grumbulloi një pasuri prej 100 miliardë dollarësh, duke u vendosur si personi i dymbëdhjetë më i pasur në botë. Pasuria neto e 70 vjeçares kaloi 100 miliardë dollarë në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg, duke e bërë atë personin e 12-të më të pasur në botë. Ajo është ende shumë larg nga homologu francez Bernard Arnault.

Ndërkaq, për Donald Trump, largimi nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2020 përkoi me një rritje të pasurisë së tij. Që atëherë ai është 500 milionë dollarë më i pasur dhe me vlerë 3.1 miliardë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. Por paditë që rëndojnë mbi ish-presidentin, shumë prej të cilave mund të zgjidhen në vitin 2024, janë një kërcënim që nuk duhet nënvlerësuar.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara