www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gruaja e parë që arrin pasurinë 100 miliardë dollarëshe…

Posted on December 29, 2023 by User User1

Trashëgimtarja e “L’Oréal”, Françoise Bettencourt Meyers, është bërë gruaja e parë që grumbullon një pasuri prej 100 miliardë dollarësh, sipas një renditjeje të njerëzve më të pasur në botë. Perandoria franceze e bukurisë e themeluar nga gjyshi i saj është në rrugën e duhur për performancën e saj më të mirë në dekada. Aksionet e “L’Oréal” u rritën në një rekord të lartë në Paris ditët e fundit.

Pasuria neto e 70 vjeçares kaloi 100 miliardë dollarë në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg, duke e bërë atë personin e 12-të më të pasur në botë. Ajo është ende shumë larg nga homologu francez Bernard Arnault, i cili ishte i dyti në listë me një pasuri me vlerë neto prej 179 miliardë dollarësh.  Meyers dhe familja e saj janë aksionerët më të mëdhenj të “L’Oréal”. Ajo u bë trashëgimtarja në fuqi e “L’Oréal” pasi nëna e saj, Liliane Bettencourt, vdiq në vitin 2017.

Rikujtojmë, se po në vitin 2007, Bettencourt Meyers ngriti padi për François-Marie Banier, një mik i ngushtë i nënës së saj, pas dyshimit se kishte marrë dhurata në vlerën e më shumë se 1 miliard dollarëve nga e moshuara. Banier më vonë u dënua me tre vjet burg dhe u urdhërua të paguante 16.5 milionë dollarë për Betencourt dhe familjen e saj.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara