www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Apple mund të shesë sërish orët e veta të mençura

Posted on December 29, 2023December 29, 2023 by User User1

Një gjykatë federale e apelit i ka dhënë Apple lejen për të vazhduar importimin e orëve inteligjente Apple Watch Series 9 dhe Apple Watch Ultra 2.

Vendimi i gjykatës vjen një ditë pasi Apple paraqiti një apel kundër një vendimi të ITC (Komisioni Ndërkombëtar i Tregtisë) që ndalonte importin e të dy modeleve të Apple Watch, të cilat janë në qendër të një mosmarrëveshjeje për patentën.

Vendimi i gjykatës është i përkohshëm dhe ITC ka afat deri më 10 janar për t’iu përgjigjur kërkesave të Apple. Kjo do të thotë që Apple mund të vazhdojë të shesë Apple Watch në faqen e saj të internetit dhe në dyqanet e Apple në SHBA, pasi kompania ndaloi shitjen shkurtimisht javën e kaluar.

ITC vendosi që Apple shkeli dy patenta që i përkisnin Masimo. Të dyja patentat lidhen me sensorët e oksigjenit në gjak, të cilët Apple i ka përdorur në shumicën e modeleve të orës së saj që nga viti 2020. Edhe presidenti amerikan Joe Biden nuk vuri veton ndaj vendimit të ITC, që nënkuptonte fillimin e ndalimit të importit të orëve, i cili hyri në fuqi javën e kaluar.

Në apelin e saj të martën, Apple argumentoi se kompania do të pësonte dëm të pariparueshëm nëse ndalimi vazhdon.

Apple aktualisht po eksploron mundësinë e ridizajnimit të sensorit të oksigjenit të gjakut në orët e saj, pasi si ITC ashtu edhe Massimo ranë dakord që vetëm një ristrukturim i softuerëve është i pamjaftueshëm për të zgjidhur mosmarrëveshjen e patentave.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara