www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Afër dy të vrarëve u gjetën edhe dy armë, Policia jep detaje të reja për rastin tragjik në Çellopek të Tetovës

Posted on December 28, 2023December 28, 2023 by User User1

Policia në Tetovë ka dhënë sot detaje të reja në lidhje me rastin tragjik që ndodhi dje në fshatin Çellopek, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën tre të tjerë.

“Me datë 27.12.2023 rreth orës 14.30 në fshatin Çellopek Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – Reparti Policor Zherovjanë, kanë ndaluar I.I.(59) nga fshati Çellopek, duke vepruar pas raportimit se rreth orës 14:10 në fshat me armë zjarri ka vrarë të afërmit e tij F.Xh.(52) dhe M.Xh.(28) dhe ka plagosur A.Xh.(54), të gjithë nga i njëjti fshat.

I dyshuari, i cili gjithashtu është lënduar me armë zjarri, është ndaluar në stacionin policor dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore.

Vendi është kontrolluar nga prokurori publik dhe ekipi inspektues i SPB Tetovë, gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar tri armë. Njëra armë i është marrë të arrestuarit, ndërsa dy të tjerat janë gjetur në afërsi të të ndjerëve F.Xh. dhe M.Xh.

Me urdhër të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve janë dërguar për autopsi dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet kallëzim përkatës përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara