www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Plagosja e 3 ushtarëve amerikanë, SHBA nis sulmet hakmarrëse në Irak!

Posted on December 26, 2023December 26, 2023 by User User1

Plagosja e tre ushtarëve amerikanë në Irak ka ngjallur zemëratën e Shteteve të Bashkuara, që u përgjigjën me sulme hakmarrëse. Ishte një sulm i vetëm me dronë nga militantë të lidhur me Iranin ai që solli plagosjen e ushtarëve në fjalë, njëri nga të cilët është në gjendje kritike.

Incidenti u pa si një nga shenjat më të qartë deri tani të faktit që tensionet mes Izraelit dhe Hamasit rrezikojnë shtrirjen në rajon, duke i kthyer kështu në shënjestra edhe trupat amerikane në bazat e tyre ne Siri e Irak.

Grupet të lidhura me Republikën Islamike në të dyja këto vende i kundërvihen fushatës së Izraelit në Gaza dhe e konsiderojnë Amerikën pjesërisht përgjegjëse për këtë situatë. Me udhëzim të presidentit Joe Biden, ushtria amerikane u kundërpërgjigj me një seri sulmesh në Irak duke vrarë sipas gjasave, një numër luftëtarësh të milicsë Kataib Hezbollah e duke shkatërruar disa struktura të këtij grupi, thuhet ne një deklaratë të saj.

 “Këto sulme kanë për qëllim t`i bëjnë të paguajnë elementet e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në goditjen e forcave të koalicionit në Irak dhe Siri, dhe të reduktojnë aftësinë e tyre për të vazhduar me mësymje të tilla. Ne do t`i mbrojmë gjithmonë e në cdo situatë forcat tona”, u shpreh kreu i Komandës Qendrore amerikane, gjenerali Michael Erik Kurilla.

Që prej masakrës së Hamasit në Izrael në 7 tetor, e cila nxiti dhe bombardimet shkatërruese të shtetit hebre në Gaza, milicitë e mbështetura nga Irani, kanë kryer dhjetëra sulme ndaj bazave amerikane në Irak dhe Siri. Nga ana tjetër, Iranin që është mbështetësi kryesor i Hamasit, SHBA-ja e fajëson edhe për sulmet e rebelëve Huthi të Jemenit kundër anijeve tregtare dhe atyre ushtarake në Detin e Kuq.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara