www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Çmimet e produkteve themelore ushqimore mbeten të ngrira deri më 31 janar

Posted on December 26, 2023December 26, 2023 by User User1

Çmimet e produkteve themelore ushqimore, uji, pijet e pagazuara dhe të gazuara dhe birra mbeten të ngrira deri më 31 janar, vendosi sot Qeveria.

Vendimi është sjellë me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe, siç ceket në kumtesën e Qeverisë, është në interes të qytetarëve për shkak të festave të Fundvitit dhe të Krishtlindjes.

“Sipas vendimit të sotëm qeveritar, i sjellur me propozim të Minsitrisë së Ekonomisë, kufizimi i çmimeve të disa produkteve në tregtinë me pakicë, që vlente deri më 31 dhjetor, vazhdohet deri më 31 janar. Bëhet fjalë për orizin e bardhë, miellin e llojit 400 dhe 500, i bardhë dhe gjysmë i bardhë dhe disa produkte të veçanta furre, lloje të caktuara të biskotave, brumëra, mish dhe prodhime nga mishi, jogurti dhe prodhime të qumështit dhe vezë të freskëta pule”, ceket në kumtesë.

Deri më 31 janar mbeten të ngrira edhe çmimet e ujit të pagazuar dhe të gazuar, disa lloje të caktuara të pijeve të pagazuara dhe të gazuara dhe birra. 

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara