www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Baçovski: Objekti i ri i Agjencisë së pagesave do ta zgjidh në mënyrë afatgjate problemin me hapësirën joreale për punë

Posted on December 26, 2023 by User User1

Kushtet përkatëse të punës janë kriter i rëndësishëm akreditues për Agjencinë e pagesave, e cila kryen menaxhim të decentralizuar me mjetet IPARD, tha sot drejtori i këtij institucioni Nikica Baçovski para prezantimit të projektit për modernizim të bujqësisë vendore, të mbështetur nga Banka botërore.

Një nga komponentat e këtij projekti, siç informoi Baçovski, është renovimi dhe pajisimi i hapësirave të Agjencisë së pagesave, të cilët do të jenë afër objektit ekzistues.

“Një periudhë të caktuar përballemi me hapësirë joadekuate për punë. Hapësira e siguruar me vendim të Qeverisë është menjëherë pranë nesh. Shpresoj se për një kohë të shkurtër do të realizohen të gjitha fazat e paashikuara. E para i përket projektimit të ndërtesës dhe zyrave, ndërsa e dyta realizimit dhe pajisimit që do të kryhet me asistencë të të punësuarve në Agjenci. Me këtë, në afat të gjatë do të zgjidhet problemi që e ka Agjencia e pagesës dhe me numrin adekuat të të punësuarve dhe me kushte për punë, të cilët janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ne”, përmendi Baçovski.

Në prezantim të projektit dhe ekspertizës në objektin e ri të Agjencisë së pagesave mori pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara