www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Aksident tragjik në Malin e Zi, 4 viktima, 3 prej tyre shqiptarë nga Plava!

Posted on December 26, 2023 by User User1

Katër persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik ku u përfshinë 3 automjete mbrëmjen e së hënës në rrugën Andrijevicë-Plavë në qytetin e Brezojevicës.

Mësohet se tre prej viktimave janë shqiptarë dhe janë identifikuar si Mirza Mekuli, çifti i bashkëshortëve Mersin Haxhaj, 26-vjeç dhe gruaja e tij Eldina, 20-vjeçe, si edhe Nermin Cirikovic, 27-vjeçe.

Mirza Mekuli, i cili ishte kameraman në një dasmë, u plagos rëndë dhe u dërgua në spital, por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra.

60-vjeçari po filmonte kolonën e krijuar të makinave për shkak të dasmës dhe në atë moment ka pasur një parakalim, ku automjeti ka goditur një veturë që po ecte në korsinë e kundërt.

Çirikoviç po udhëtonte që bashku me dy miq nga drejtimi i Beranit, ndërsa në një automjet tjetër ishte çifti i ri Haxhaj që po vinin nga drejtimi i Plavës.

Tre të rinjë kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa Mirza Mekuli vdiq në spital.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara