www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Këshilltarët e BDI-së akuzojnë Komunën e Tetovës për keqpërdorim të buxhetit për propagandë partiake me portale, mohon komuna

Posted on December 25, 2023December 25, 2023 by User User1

Këshilltarët komunal të Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë sot përmes një konference për shtyp theksuan se udhëheqësit e Komunës së Tetovës po i keqpërdorin paratë e tetovarëve për të bërë propagandë partiake, sipas tyre, këtë e dëshmojnë portalet dhe faqet partiake të cilat menaxhohen nga administratorët e komunës. Por, nga Komuna e Tetovës e mohuan një gjë të tillë.

Këshilltarja Kujtesa Bajrami duke mos përmendur emra tha se këto persona paguhen me paratë e tatimpaguesve, ndërsa në vend se të punojnë në dobi të qytetarëve të Tetovës, ata punojnë për të glorifikuar partinë që i ka punësuar dhe kryetarin e Komunës së Tetovës.

Në mungesë të punëve dhe projekteve konkrete, e vetmja gjë që u ka mbetur klanit të mafisë urbane që po udhëheqë me Komunën e Tetovës është që të shpifin, të linçojnë dhe të prodhojnë lajme të rrejshme me portalet që i zotojnë, gjithmonë duke dëmtuar buxhetin e tetovarëve”, tha Bajrami.

Nga Komuna e Tetovës për Portalb.mk mohuan këto akuza.

“Këto portale nuk kanë të bëjnë me ne andaj nuk kemi çka të reagojmë”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara