www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bekteshi: Merrni fjalën time se rryma nuk do të shtrenjtohet

Posted on December 25, 2023December 25, 2023 by User User1

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se nesër do të vendosen çmimet e reja të rrymës dhe nuk pret rritje sepse ato kompani punojnë me fitim, por pret që t’i racionalizojnë shpenzimet sepse Qeveria subvencionon një pjesë të madhe të energjisë elektrike.

“Merrni fjalën time se rryma nuk do të shtrenjtohet”, thotë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në “Studio 10” në Tv 24.

Ai siguron se sigurohet sasi e mjaftueshme e gazit dhe se gazi rus nuk përdoret, por përdoret gazi nga Azerbajxhani dhe përmes Turqisë. Sfida në ekonomi ka gjithmonë, tha Bekteshi, por për ne vitin e ardhshëm sfida më e madhe do të jenë zgjedhjet sepse ka kufizime në përdorimin e mjeteve dhe resurseve gjatë zgjedhjeve.

“Punësimet e reja kanë të bëjnë me planet vjetore të institucioneve dhe shoqërive aksionare dhe nuk kanë të bëjnë me zgjedhjet. Gjithashtu, nga 1 janari, ministri i Financave nuk do të firmosë më për punësim në institucione. Këtë do ta bëjnë drejtorët e institucioneve dhe nëse nuk kanë fonde për punësim do të mbajnë përgjegjësi”, thotë Bekteshi dhe sqaron se nëse dikush ka humbje nuk do të mund të punësohet për shkak të interesave të caktuara.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara