www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Thënie të veçanta nga Paulo Coelho për të kaluar momentet e vështira të jetës

Posted on December 24, 2023December 24, 2023 by User User1

Paulo Coelho, romancier brazilian i njohur për përdorimin e simbolikës së pasur në përshkrimet e tij të udhëtimeve shpesh të motivuara shpirtërisht të kryera nga personazhet e tij.

Ai është autor ‘Best Seller’ i shumë librave, të cilat ndihmojnë në realizimin e pikëpamjeve të ndryshme të jetës.

Më poshtë mund të lexoni disa nga thënjet e ti motivuese për jetën.

“Mundësia për të realizuar një ëndërr e bën jetën interesante”.

“Kur më pak e presim, jeta na vendos përballë sfidave të caktuara për të testuar kurajon dhe dëshirën tonëpër ndryshim. Në momente të tilla është e pamundur të mendosh se nuk ka ndodhur asgjë, apo të pranosh se nuk je i gatshëm t’ia dalësh mbanë. Sfidat nuk presin. Jeta nuk sheh pas. Një javë është një kohë më se e mjaftueshme për ne, për të vendosur nëse do e pranojmë apo jo fatin tonë”.

“Mos e ndiej asnjëherë detyrim t’u japësh sqarime apo shpjegime të tjerëve. Miqtë e tu nuk kanë nevojët’i dëgjojnë, kurse armiqtë e tu nuk do të kuptojnë gjithsesi”.

“Sigurisht që në jetë ka dhimbje dhe beteja. Askush nuk mund t’i shmangë ato. Por është më mirë tëhumbasësh në beteja teksa përpiqesh të realizosh ëndrrat e tua, se sa të mposhtesh pa e kuptuar se për çfarë po lufton”.

“Kur dikush del nga jeta jonë, kjo ndodh sepse dikush tjetër është duke hyrë”.

“Mbylli disa dyer sot. Jo për krenari, mungesë kapaciteti, apo arrogancë, por thjesht sepse nuk të çojnë nëasnjë vend”.

“Është e rëndësishme të kuptohet kur diçka ka arritur fundin. Rrathë dhe porta që mbyllen, kapituj tëmbyllur, apo si do që t’i quajmë. Ajo që ka rëndësi, është të lëmë në të shkuarën ato fasa të jetës që janëmbyllur tashmë”.

”Kur ju dëshironi diçka, i gjithë universi komploton për t’ju ndihmuar ta arrini atë”.

“Në botë ka persona që më kuptojnë dhe persona që nuk më kuptojnë. Për këta të fundit, zgjedh thjesht qëtë torturohen duke u munduar të fitojnë simpatinë time”.

“Të gjithë mendojnë se qëllimi kryesor i jetës është ai i të ndjekurit të një plani. Por askush nuk pyet nëse ai plan është krijuar prej tyre, apo është ndërtuar nga dikush tjetër. Mbledhin eksperienca, kujtime, gjëra, ide të ndryshme dhe gjithçka bëhet e tepërt për t’u menaxhuar. Dhe kjo është arsyeja pse përfundojnëduke harruar endrrat e tyre”.

“Kur nuk kisha më asgjë për të humbur, kam fituar gjithçka. Kur më kanë poshtëruar, ndërkohë që ecja përpara, kam kuptuar se isha i lirë të zgjidhja fatin tim”.

“Një tragjedi mban me vete një ndryshim radikal në jetën tonë, një ndryshim të lidhur me të njëjtin shkak, humbjen. Kur përballemi me një humbje, është e kotë të kërkosh të rekuperosh çfarë ka ekzistuar. E mira është të shfrytëzojmë hapësirën që hapet para nesh dhe ta mbushim me diçka të re”. 

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara