www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pioli reziston vetëm për mungesë alternativash, hipoteza e Contes për stolin e Milanit përjashtohet menjëherë

Posted on December 24, 2023December 24, 2023 by User User1

Stefano Pioli nuk ka qenë kurrë kaq në dyshim që kur u bashkua me Milanin. As pas disfatës turpëruese 5-0 ndaj Atalantës apo muajit të frikshëm, janarit të sezonit të kaluar. Në atë kohë kishte “rilindje”, sot gjithçka duket se po venitet.

Nga situata tejet problematike fizike, dëmtimet në limite me realitetin, deri te paraqitjet në fushë, janë krejtësisht nën aftësitë e skuadrës në dispozicion. Pioli reziston, por vetëm për mungesë alternativash për ta zëvendësuar. E shkruan këtë “Corriere dello Sport”.

Pioli është nën vëzhgim. Bashkë me trajnerin kuqezi, në bankën e të akuzuarve përfundojnë edhe anëtarët e stafit të tij. Kjo për shkak se çështja e dëmtimeve është thelbësore për analizën e sezonit të Milanit, deri në këtë pikë. Si do të kishte shkuar me një skuadër të plotë dhe jo vazhdimisht të mposhtur nga problemet fizike?

Në ndeshjet e ardhshme fokusi do të jetë te Pioli dhe Milani ka filluar të ketë presion edhe nga pas. Bolonja është -2 pikë, Fiorentina -3, Roma -5. Edhe vendi i katërt, pra që vlen kualifikimin në Champions League, është në rrezik. Trajneri është në dyshim, por tani për tani mbetet në pozicionin që ka. Për këtë duhet të falënderojë mungesën e alternativave të besueshme.

Emri i Antonio Contes duhet të përjashtohet. Puliezi nuk dëshiron detyra në mes të sezonit dhe kushton shumë. Ndoshta nuk ka të tjerë të nivelit të tij, edhe lëndimet paraqesin vështirësi. Cili trajner do të vihej në krye të një skuadre të shkatërruar fizikisht, me gjysmën e lojtarëve të dëmtuar?

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara