www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Fiqtë e thatë mund t’i përdorni për tretjen e mirë

Posted on December 24, 2023December 24, 2023 by User User1

Fiqtë janë kultivuar në botë për më shumë se 7000 vjet më rradhë.

Tharja e tyre ka mundësuar shpërndarjen e tyre në distanca të largëta të globit.

Fiqtë e thatë janë të shëndetshëm sepse ofrojnë ushqyes të nevojshëm përfshirë këtu: hekurin, bakrin, magnezin dhe kalçiumin.

Të gjithë ushqyesit që gjenden tek fiqtë e thatë janë të rëndësishëm për sistemin tretës.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni tre arsyet se përse duhet të konsumoni fiq të thatë në të mirë të sistemit tretës.

Fibra

Fibra tek fiqtë e thatë është një lloj karbohidrati kompleks i rëndësishëm për tretjen.

Kjo fibër nuk shpërbëhet por përthith ujin në stomak duke parandaluar kështu konstipacionin dhe lehtësuar lëvizjen e zorrëve.

Fibra rregullon problemet e ndryshme me tretjen dhe shuan inflamacionin në zorrë.

Një gjysëm filxhani çaji me fiq të thatë ofron 7.3 gramë fibër ose 19 përqind të nevojës ditore të fibrës për meshkujt dhe 28 përqind të dozës ditore për gratë.

Kaliumi

Fiqtë e thatë përmiërsojnë tretjen duke rritur sasitë e kaliumit në oranizëm.

Kaliumi luan një rol kyç tek funksionet e nervave.

Mijëra prej tyre lidhen me sistemin tretës dhe nxisin kontraktimin e muskujve që mundëson lëvizjen e ushqimit në aparatin tretës.

Mungesa e kaliumit ndikon negativisht tek tretja dhe në raste ekstreme mund të shkaktojë paralizim të zorrëve.

Një gjysëm filxhani çaji me fiq të thatë ofron 507 miligramë kalium duke plotësuar 11 përqind të nevojës ditore për kalium.

Vitamina K

Një gjysëm filxhan çaji me fiq të thatë ofron 12 mikrogramë të vitaminës K.

Kjo sasi është e përafërt me 13 përqind të dozës së rekomanduar ditore për gratë dhe 10 përqind për burrat.

Vitamina K aktivizon proteinën që përmirëson rritjen e qelizave të stomakut.

Mungesa e kësaj vitamine shkakton gjakderdhje në sistemin tretës.

Fiqtë e thatë janë shumë të shijshëm dhe lehtësisht të kombinueshëm me një sërë ushqimesh të ëmbla dhe të kripura.

Fiqtë e thatë shkojnë shumë me spinaqin, limonin, kinoan, menten dhe arrorët.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara