www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tifozët “Kuq e Zi” festojnë 20-vjetorin

Posted on December 23, 2023December 23, 2023 by User User1

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka uron tifo-grupin e kombëtares së futbollit “Tifozat Kuq e Zi”, në 20 vjetorin e themelimit të tyre.

Përmes një mesaznhi në rrjetet sociale, Duka ka nënvizuar se tifogrupi “Kuq e Zi” kanë qenë lojtari i 12-të i Kombëtares sonë të futbollit në këto dy dekadat e fundit.

“Ky fundviti, përveçse kulmoi me kualifikimin historik të Kombëtares shqiptare për në finalet Euro 2024, sjell edhe një tjetër moment të rëndësishëm. Grupimi “Tifozat Kuq e Zi” feston 20-vjetorin e themelimit. Bëhet fjalë për ata që janë prej dy dekadash, lojtari i 12-të i Kombëtares”, njofton Duka.

“Nuk kanë munguar kurrë në apel. Kanë qenë gjithmonë aty. Në të mirë e në të keq, në shtëpi apo në transfertë, Tifozat Kuq e  Zi kanë mbështetur pa asnjë kursim Kombëtaren shqiptare. Ata pa u lodhur, kanë frymëzuar e motivuar djemtë e skuadrës tonë të zemrës pa pushim”, vijon Duka.

“Janë kthyer në një simbol e mbështetje e madhe për Kombëtaren, duke u bërë një pjesë e pandashme e saj dhe e pazëvendësueshme e saj. Na kanë bërë krenarë çdo herë dhe në çdo ndeshje, duke qenë një burim force për ekipin, por edhe për të gjithë të tjerët. Në këtë përvjetor të veçantë, i uroj TKZ-së edhe 100 vite të tjera në këtë mision kaq të bukur dhe të pazëvendësueshëm. Uroj të vazhdojnë ta mbështesin Kombëtaren edhe më shumë në të ardhmen, duke valëvitur gjithmonë lart flamurin shqiptar në çdo stadium të botës dhe duke kënduar “O sa mirë me qenë shqiptar”. Gëzuar përvjetorin. Faleminderit!”, mbyll mesazhin Duka.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara