www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Presidenti i Napolit, De Laurentiis në favor të Superligës Evropiane

Posted on December 23, 2023December 23, 2023 by User User1

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis është një nga drejtuesit e paktë të klubeve të njohura që është hapur në favor të Superligës Evropiane.

Ai ka thënë se pas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë do të krijonte menjëherë një ligë elitare italiane, e cila do të ishte shumë më fitimprurëse për klubet.

“U takova me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez dhe ramë dakord që duhet të flasim me sipërmarrës të tjerë për idetë tona. Futbolli drejtohet nga njerëz të moshuar pa vizion. Futbolli është një biznes dhe duhet të rritet. Unë investoj miliona për të konkurruar në një cirk nga i cili marr thërrime. Kjo më bën të luaj kumar dhe të investoj edhe më shumë në një projekt që nuk jep rezultat”.

Edhe pse as themeluesit e Superligës nuk e kanë bërë aq të qartë mjaftueshëm vet si do të funksiononte kjo garë, Laurentiis ka idetë e veta.

“Liga italiane ka më shumë klube se më parë, por të ardhurat janë ulur. Do të nisja menjëherë Ligën E. Shkronja E shkon për fjalën Elitë. Do të konkurronin vetëm klubet me një numër të madh tifozësh, 14 prej tyre. Do të ishin tifozët ata që do të zgjidhnin se cilat klube do të luanin në atë ligë. Stadiumet do të ishin të mbushura, si në ligën e mbyllur të NBA”, ka thënë De Laurentiis në një intervistë për Corriere dello Sport.

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara