www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kurti: Një arsenal armësh po fshihet në një hotel në Novi Pazar

Posted on December 23, 2023December 23, 2023 by User User1

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka ngritur alarmin se Serbia po planfikon sulme të reja ndaj Kosovës.

Në konferencën e thirrur për media, Kurti tha se dyshohet se arsenal armatimi po fshihet në një hotel në Novi Pazar, transmeton Telegrafi.

“Një arsenal armësh po duket që po fshihet në një hotel në Novi Pazar, rreth 25 kiliometra distancë  nga pika kufitare në  Jarinjë. Aty ka të fshehur armatim të ngjashëm që është  përdorur në sulmin terrorist në Banjskë”, tha Kurti.

Tutje, kryeministri deklaroi se Radoiçiq po vazhdon përgatitjet për sulme të reja ndaj Kosovës dhe se po mban takime sekrete në BIA.

“Pjesëtarë terroristë  po paguhen nga dy mijë euro, ata po strehohen në objektet e tij. Planet për sulme tentojnë destabilizimin e vendit tonë. Në vend se të dorëzon terroristët, Serbia po shfrytëton ata për sulme të reja. Terrorizimi është sfidë për ne, por nuk do të triumfojë”.

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara